Kreacionet e Lias arrijnë në "Grammy Awards"

Loading...

Kreacionet e Lias arrijnë në “Grammy Awards”

Mbrëmë është mbajtur një festë paraprijëse për natën më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore, “Grammy Awards” që do të mbahet sonte me fillim nga ora 20:00.

Në këtë festë të pranishëm ishin artistë të njohur me famë botërore, të cilët kryesisht do të jenë prezent edhe në natën kryesore të kësaj ceremonie, shkruan rtv21.tv

E në këtë festë përpos artistëve shqiptarë të cilët ishin në numër të madh, i pranishëm ishte edhe njëri nga fustanet e disenjatores shqiptare, Lia Stubllës, të cilën e kishte veshur këngëtarja e njohur amerikane, Fantasia Taylor.

 

View this post on Instagram

 

Primary Wave Grammy Party🖤 @1800dhawk @derickus @makeupari_

A post shared by Fantasia Taylor (@tasiasword) on

Këngëtarja kishte zgjedhur të vishej me një fustan të zi të shkurtër që shndriste në dritë, i punuar nga duart e Lias.

Kjo nuk është hera e parë e disenjatores shqiptare që vesh emra të njohur me famë botërore dhe as që kreacionet e saj kalojnë jashtë kufijve shqiptarë.

Në këtë festë ishin të pranishëm edhe artistët shqiptarë si: Era Istrefi, Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Gashi dhe Stanaj.

Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet sonte me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në CBS./21Media