Së shpejti do të publikohet versioni i ri i filmit "Hirushja"

Së shpejti do të publikohet versioni i ri i filmit “Hirushja”

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Camila Cabello do të bëjë debutimin e saj në fushën e aktrimit.

Cabello do të luajë rolin kryesor në filmin “Hirushja” që është projekt i “Sony Pictures”. Përveç që do të aktrojë, artistja do të përfshihet edhe në projektin muzikor të filmit, përcjellë rtv21.tv

Versioni i ri i “Hirushes” do të jetë film i mbushur më shumë me muzikë, duke u kombinuar me versionin tradicional që paraqet një vajzë të ndrojtur që është nën kujdesin e një njerke të ligë. “Sony Pictures” është në përgatitje të filmit dhe ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për treg.

Versionet më të njohura të filmit “Hirushja” kanë qenë filmat e animuar të Disney’s që janë lansuar që nga viti 1950 deri në 2015.

“Mi Persona Favorita” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Alejandro Sanz që është publikuar më 28 mars të këtij viti./21Media