Ende nuk dihet shkaku i vdekjes

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes

Ylli i K-pop, Sulli është gjetur e vdekur nga menaxherja e saj brenda në banesë në Seul të Koresë së Jugut.

Policia po heton shkakun e vdekjes së 25 vjeçares. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ka vrarë veten.

Ylli korean, që ka rreth 6.2 milionë ndjekës në Instagram, ishte anëtare e grupit F(x), derisa u largua në vitin 2015 për t’u përqendruar në karrierën e saj në aktrim.

Sulli ishte shoqe e ngushtë e yllit të K-pop, Jonghyun që vrau veten në vitin 2017. Këngëtarja ishte aty gjatë funeralit të 27 vjeçarit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sulli është përfshirë në shumë polemika. Ajo u përfshi në skandalin e të ashtuquajturës “pa stytjena” kur tregoi gjoksin e saj. Fotografitë e para u shfaqën në llogarinë e saj në Instagram në maj 2016 dhe nuk u mirëpritën nga fansat e këngëtares. Dhe largimi i saj nga bota e muzikës mendohet se është i lidhur pikërisht me këtë skandal.

Gjithashtu muajin e kaluar ajo publikoi gjoksin gjatë një video live në Instagram, gjë shkaktoi sërish polemika në Korenë e Jugut konservatore./21Media