Evi rrëfen dhimbjen: Zemrën e kam plagë!

Evi rrëfen dhimbjen: Zemrën e kam plagë!

Mes familjeve që mbetën nën rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, njëherësh edhe prezantuesja televizive Evi Reçi, është ajo e cila për fatin e saj të keq nga tërmetet në Durrës ka humbur xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë.

Tërmeti iu mori jetën të katër anëtarëve të familjes, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët dje u varrosën.

Ajo në një postim të prekshëm të bërë në orët e vona të së enjtes ka rrëfyer për tragjedinë e trishtë, nga e cila ka mbetur zemërthyer dhe e pikëlluar.

Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e në të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një termet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë” , shkroi Evi në Instagram./21Media

View this post on Instagram

 

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte 🙏🏻

A post shared by EVI RECI (@evireci) on