Gjira tregon për jetën larg vendlindjes

Gjira tregon për jetën larg vendlindjes

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Gjira Kajtazi, tash e 26 vjet jeton larg trojeve shqiptare.

Edhe Gjira si gjithë kosovarët që jetojnë në vendet e huaja, mundohet që sa më shpesh ta vizitoj vendin e saj, shkruan rtv21.tv

Me anë të një shkrimi emocionues, të cilin e ka bërë në Instagram Gjira ka treguar se si ndjehet kur kthehet në Kosovë, vendin e pazëvendësueshëm dhe të pakrahasueshëm, për të.

Si një nënë  e re, Gjira ka thënë se djalit të saj do t’i tregoi të bukurat e Kosovës si çdo mërgimtar tjetër.

Gjithë shkrimin e saj, artitja e ka lidhur me pyetjen e famshme që iu bëhet mërgimtarëve, A ma mirë këtu a atje?.

A ma mirë ktu a atje? Kurr skom dit cka me thanë kur ma kan shtru ket pytje … mbas 26 vjet gurbet … me thanë cka esht ma mire atje, njerzit ktu po preken … mendojn qe po dojm me shit mend … ose mendojn qe po na doket vetja diqka ma mire … me than cka na pelqen ne kosov na pytni pse more po vini ktu, ktu sesht mire … ktu sesht ven per pushim … realiteti esht qe kom shetit ku kom shetit … dhe normal qe trafiku esht katastrof … edhe po na jemi njerz te egert edhe po ju Po folni shume me te madhe & ma tranut fmin. Po sille ka te sillsh … kur jom ne oborr me print e mi … e gjygymi e çaji e farat …. nuk ka ndjenje ma te mire … sepse kerkun nuk te pushon shpirti si ne vendlindjen tende … nuk e di djali jem a ka me i pelqy Kosova a nuk ka me fol ndoshta shqip Po e di qe si gjdo mergimtar tjeter kom me provu me ja tregu anen e bukur te vendit tim … keq e mire ki gjithkun …. as ma mire atje e as ma keq ktu – Po thjesht e pa zavendsushme & e pa krahasushme. tfala nga shaci i gjermanise“, ka shkruar Gjira në Instagram.


“Nuse”, titullohet  kënga e fundit e Gjirës, të cilën e publikoi në muajin qershor. /21Media