Imazhi i saj po pëlqehet dhe komentohet mjaft

Imazhi i saj po pëlqehet dhe komentohet mjaft

Ajo është ndër këngëtaret, e cila shquhet për stilin dhe paraqitjet mbresëlënëse. Fjala është për modelen dhe këngëtaren kosovare, Morena Tarakun.

Krahas angazhimeve në karrierë, këngëtarja aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme jeta e saj, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, këngëtarja e njohur sot publikoi një imazh, në të cilin në pjesën e sipërme shihet e zhveshur. Në imazhin e publikuar për 963 mijë ndjekësit e saj në instagram, Morena shihet me flokë të lëshuara dhe duke mbuluar gjoksin me duar.

Kujtojmë që “SWAG” është projekti i fundit muzikor i Morenës, i publikuar në muajin korrik, i cili deri tani në Youtube ka rreth 2 milionë klikime./21Media