Ajo ka zbuluar para katër vitesh se nuk do të mund të bëhet nënë

Ajo ka zbuluar para katër vitesh se nuk do të mund të bëhet nënë

Këngëtarja e njohur, Jessie J emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, para pak ditësh gjatë performancës në London’s Royal Albert Hall tregoi se nuk do të mund të ketë fëmijë. 30-vjeçarja, tha që doktorët i kanë thënë që nuk mund të ketë fëmijë. Mirëpo edhe pse e ka kuptuar këtë, ajo megjithatë tregon se nuk do të heq dorë nga mëmësia.

Këngëtarja e hitit “Domino”, që po përflitet së fundi nga mediat se është në lidhje me Channing Tatum – së fundi tregoi se para katër vitesh ka kuptuar që nuk do të mund të bëhet nënë, por pasi ka refuzuar  histerektomine (operacion për të larguar të gjitha pjesët e mitrës), ajo është fokusuar te ndryshimi i dietës duke përdorur shtesa natyrore për të pasur fëmijë një ditë.

Ajo publikoi një postim të gjatë në Instagram, me këto fjali: “Pasi e shpjegova kuptimin e këngës sime “Four Letter Song” në skenë gjatë turneu, dashuria dhe mbështetja që e kam pranuar janë dërrmuese. Faleminderit. Para 4 vitesh më treguan se smund të kem fëmijë. Po ashtu mjeku më tregoi se më nevojitet histerektomia menjëherë dhe t’i nënshtrohem mjekimit”, shkroi këngëtarja duke shtuar se ajo ka zgjedhur metodat mjekësore natyrale dhe ndryshimin e dietës, dhe tha se nuk ka hequr dorë. “Po e bëj më të mirë që të ndodhë në mënyrën më të mirë që e përballon trupi”, tha Jessie J.

Aktori Channing Tatum ishte prezent gjatë performancës këngëtares në London’s Royal Albert Hall./21Media