Artistja interpretoi këngën "Because You Loved Me"

Artistja interpretoi këngën “Because You Loved Me”

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Celine Dion ka befasuar një çift që po martoheshin në qytetin e Las Vegasit.

Këngëtarja u shfaq në ceremoninë martesore vetëm pak çaste pasi që çifti thanë “po”, përcjellë rtv21.tv

Celine Dion këndoi hitin e vitit 1996, “Because You Loved Me”, kështu duke bërë që çifti të vallëzojnë për herë të parë pas martesës me këtë këngë.

Kjo ceremoni u shfaq drejtpërsëdrejti në emisionin e njohur televiziv, “Jimmi Kimmel Live”.

Përveç kësaj surprize, këngëtarja gjithashtu zbuloi që në nëntor do të publikohet albumi më i ri i saj që titullohet “Courage”, i cili do të shoqërohet edhe me një turne muzikor që do të mbajë emrin “Courage World Tour”./21Media