Jessie J hap zemrën për publikun

Jessie J hap zemrën për publikun

Këngëtarja e njohur botërore, Jessie J emri i vërtet i të cilës është Jessica Ellen Cornish, ndau një informatë shumë personale me publikun gjatë performancës në London’s Royal Albert Hall.

30 vjeçarja, tha që doktorët i kanë thënë që nuk mund të ketë fëmijë, shkruan rtv21.tv

“Këtë nuk po ua tregojë për të fituar simpatinë e juaj, sepse unë jam njëra nga miliona gra dhe burra që kanë përjetuar këtë gjë. Nuk mund të jetë diçka që na definon neve.”, tha Jessie J.

Përderisa këngëtarja vazhdoi duke thënë se ka dashur të shkruaj një këngë për dhimbjen në të cilën është duke kaluar, por gjithashtu për t’i dhënë vetes lumturi dhe njerëzve diçka që kur ndihen keq ta dëgjojnë këngën.

“Prandaj, nëse njihni dikë që ka kaluar në këtë dhembje, ka humbur fëmijë apo ka kuptuar që nuk mund të ketë një, atëherë dijeni që nuk jeni të vetmit dhe me këtë këngë jam duke folur e menduar për ju”, tha artistja.

Kujtojmë që së fundi këngëtarja është përfolur në mediat e njohura botërore për lidhjen e saj me aktorin Channing Tatum. Aktori, ishte prezent gjatë kësaj performance dhe publikoi një fotografi nga performanca e këngëtares, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

This woman just poured her heart out on stage at the Royal Albert Hall. Whoever was there got to witness something special. Wow.

A post shared by Channing Tatum (@channingtatum) on

“Kjo grua këtu sapo hapi zemrën e saj në Royal Albert Hall. Kushdo që ka qenë i pranishëm arriti të dëgjoj diçka shumë të veçantë. Wow”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos.

Channing Tatum dhe ish gruaja e tij, Jenna Dewan konfirmuan ndarjen e tyre në muajin prill të këtij viti, pas 9 vjetëve martesë./21Media