Këngëtarja greke ka habitur të gjithë

Këngëtarja greke ka habitur të gjithë

Modelja dhe këngëtarja e njohur greke Konnie Metaxa ka imituar Era Istrefin me këngën “BonBon” në spektaklin më të shikuar në Greqi “Your Face Sounds Familiar”.

Konnie Metaxa e cila jeton mes Athinës e Londrës u mundua që të imitojë çdo lëvizje të Erës, ndërsa nga publiku ka marr mbështetje të madhe.

Ndryshe i njëjti version i spektaklit  “Your Face Sounds Familiar” është mbajtur edhe në Shqipëri, ku emrat më të dashur të skenës për çdo javë para ekranit kanë sjell imitime të shumta të këngëtarëve të ndryshëm nga vendi, por edhe ikona të muzikës botërore./21Media