Vazhdon "telenovela" Nicki- Mell

Vazhdon “telenovela” Nicki- Mell

Kanë kaluar dy vjet që nga ndarja e bujshme e dy rep-artistëve të njohur me famë botërore, Nicki Minaj dhe Meek Mill, por drama mes dyshes vazhdon ende.

Përgjatë një performance në Australi, reperja këndoi këngën “Barbie Dreams” me një dedikim të vecantë për ishin e saj, Meek Mill, shkruan rtv21.tv

“Meek ende është në mesazhet e mija, unë duhet ta largojë atë”, këndonte reperja derisa e luti DJ-n e saj personal të ndalte muzikën. Ajo vazhdoi ta përsëriste këtë rresht dhe i shtoi edhe disa fjalë të reja: “Unë mund t’i zbulojë sekretet e tua, por nuk dua/ Sepse të jem një vazjë e keqe nuk është ajo që dua”, kishte kënduar reperja.

Për këta rreshta nuk u vona shumë reagimi i reperit, i cili vendosi që përmes rrjetit social Twitter t’i përgjigjet reperes. “Përse je kaq e zemëruar me mua dhe jo me njerëzit që i ke mu tek hunda! Unë jam mirë, po kaloj mirë diçka këtu nuk është në rregull” dhe “Më lerë të qetë, ti e di që dal jashtë kontrollit kur nuk thuhet e vërteta!”, kishte shkruar Meek Mill në profilin e tij në Twitter.

Në muajin nëntor të vitit 2018, Meek Mill këngën “Barbie Dreams” e kishte cilësuar si këngë të mirë, por kishte mohuar që ishte duke i shkruar ende ish të dashurës, Nicki Minaj.

Çifti bënë publike ndarjen e tyre në muajin janar të vitit 2017 dhe duke u bazuar në fjalët e reperit, Nicki Minaj e ka bllok që nga ajo kohë në rrjetin social Instagram./21Media