Jo më një Christinë e mbuluar nga grimi

Jo më një Christinë e mbuluar nga grimi

Shumë prej artisteve nuk dinë të përgjigjen në pyetjen se si është të pozosh krejt origjinale, pa grim.

Këngëtarja Christina Aguilera njihet për natyrën e saj eksperimentuese, sidomos kur vjen puna tek grimi. Shumë e fokusuar tek theksimi i syve dhe e dashuruar pas të kuqit apo shkëlqyesve të buzëve, Aguilera vjen krejt ndryshe në setin e ri fotografik për Paper Magazine. Në fillim vështirë se do ta njihni që është ajo.

Adhuruesit e këngëtares janë entuziazmuar pa masë nga ndryshimet e fundit të saj, duke shprehur pëlqimin ndaj kësaj nisme ‘makeup free’./21Media