"Fakti që kisha këngën e Ebrus ishte diçka pozitive, por më pas mu kthye në diçka jo pozitive"

“Fakti që kisha këngën e Ebrus ishte diçka pozitive, por më pas mu kthye në diçka jo pozitive”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eugena Aliu, para 3 viteve rrëmbeu vëmendjen me performancën e saj në  “Voice of Turkey”.

Në audicion Eugena ka kënduar këngën “Söyleyin” të Ebru Gündeş e cila ishte pjesë e jurisë së  “Voice of Turkey” dhe ishte e vetmja që u kthye për Eugenën

Mirëpo, pse nuk vazhdoi tutje konkurrimin në këtë spektakël të talentëve, Eugena ka treguar në emisionin “Why Not”.

“Erdhi një sukses që e prisja, por jo kaq të madh sepse po konkurroja në një shtet të madh dhe po shkoja atje me muzikën e tyre. Fakti që kisha këngën e Ebrus ishte diçka pozitive, por më pas mu kthye në diçka jo pozitive. Ishte një nga videot më të shikuara të atij edicioni në Turqi. Pas kësaj, direkt, pa kaluar dy ditë, videot e performacave të mia filluan të fshiheshin. Ishin hedhur në account-e të ndryshme dhe arriti të merrte dy milionë shikime. Thuhet që është e fshirë nga produksioni në momentin që del deleted videos, po arsyeja pse nuk mu dha asnjëherë”, ka thënë Eugena.

A mendon se kishte gisht këngëtarja Ebru e cila ka dashur të lërë në hije mbase do e lesh pa bukë, e pyeti moderatorja këngëtaren, teksa ajo u përgjigj kështu “e nënkuptuar, duket e tillë”.

Ndryshe, “Dashni” është projekti i fundit muzikor që Eugena Aliu e ka publikuar 19 tetor./21Media