Me aplikimin e disa metodave ju mund t'i thoni lamtumirë flokëve të yndrshme

Me aplikimin e disa metodave ju mund t’i thoni lamtumirë flokëve të yndrshme

Në rast se keni flokë të yndyrshëm, specialistët ndalojnë trajtimet me keratinë, pasi kjo e fundit i bën me yndyrë së tepërmi.

Ju sjellim disa ide praktike se si të largoni yndyrën e tepërt nga flokët.

Përdorni shampon që t’u shtojnë volumin flokëve tuaja. Ajo do të zhveshë rrënjët e flokëve nga vaji i tepërt duke i lënë flokët të thata dhe me volum.

Nëse përdorni balsam, përdoreni vetëm për majat e flokëve.

Për të parandaluar prodhimin e yndyrës mund të përdorni gjithashtu shampon të thatë, i cili aplikohet pa ujë dhe thith yndyrën e tepërt. Ky shampon i ngjason pudrës së bebes dhe mund të gjendet në çdo shitore.

Përpiquni t’i prekni sa më rrallë flokët pasi prekja stimulon gjëndrat e yndyrës./21Media