Çaji një nga pijet më të përdorura në botë

Çaji një nga pijet më të përdorura në botë

Me ftohjen e temperaturave rritet ndjeshëm edhe konsumi i çajit mirëpo ekspertët pas një studimi kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Të dhënat e shkencëtarëve kanadezë nga universiteti McGill në Montreal, kanë treguar se disa kompani që tregtojnë çaj përmes paketimit me filtera kanë filluar të përdorin plastikën në vend të materialeve me bazë letre, duke lënë kështu miliarda grimca mikro-plastike në filxhan.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, i kishte cilësuar paketimet e çajrave si të sigurta, por shprehej se ky vlerësim ishte bërë mbi bazën e një informacini të limituar, duke vendosur në dispozicion fonde për kërkime shkencore.

Tashmë studimi i fundit mund të ndryshojë situatën në këtë industri. Ekspertët bëjnë thirrje që të ketë një angazhim më të madh të institucioneve që merren me sigurinë ushqimore, ndërsa për konsumatorët këshillohet leximi i etiketave për tu siguruar që bustina apo filteri i çajit është e përbërë nga një bazë letre nëse ky informacion jepet.

Një artikull i publikuar tek ‘The Atlantic’ zbuloi se të gjitha filterat që mbulojnë çajin janë me material fijesh najloni, ndonëse nuk dallohet me sy të lirë, është më i lartë nga produktet e tjera.

Shkencëtarët kanë apeluar që kompanitë të tregohen të ndërgjegjshme në këtë pjesë dhe ti kthehen metodës klasike të paketimit./21Media