Ushqimet e tilla mbase i keni në shtëpi

Ushqimet e tilla mbase i keni në shtëpi

Stresi është një ndër faktorët e shumë sëmundjeve. E pikërisht ky stres vjen kryesisht nga forma e mos përballimit të presionit të madh. Megjithatë, ka shumë metoda, të cilat përveç nga puna me veten dhe aranzhimi i stresit nga punëdhënësi, na japin zgjidhje e ndihmesë edhe nga këshillat që së fundmi kanë treguar studime të ndryshme.

Më poshtë ju sjellim disa produkte ushqimore, që i keni mbase gjithnjë në shtëpi dhe që thuhet se ju qetësojnë nervat që ju sjell puna:

Çokollata– 40 gramë çokollatë e zezë e konsumuar për dy javë rresht e ulë nivelin e hormonit të stresit sidomos tek njerëzit që zakonisht janë shumë të nervozuar. Ajo gjithashtu vepron në uljen e tensionit të lartë.

Qumështi– Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, qumështi vepron në mënyrë pozitive në humorin e njeriut. Ai gjithashtu përmirëson kujtesën dhe vepron në rast stresi.

Vera– Sipas një studimi të universitetit të Madridit, një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe stresit.

Fistëku– Ndihmon në uljen e tensionit dhe mban nën kontroll stresin e përditshëm, po ashtu edhe kolesterolin, ka bërë të ditur një studim i Pennsylvania State University.

Çaji– Përveç kamomilit, qetësues janë edhe valeriana, lulet e portokallit, zambaku, etj., çajëra që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Kosi– Rigjeneron, forcon dhe favorizon prodhimin e serotoninës, hormonin e humorit të mirë që prodhohet edhe në tru. Për të përfituar prej vetive të tij, mjaftojnë 125 g kos në ditë./21Media