Sot Spanja do të luaj kundër Norvegjisë

Sot Spanja do të luaj kundër Norvegjisë

Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga beson që rivaliteti me portierin e Manchester United, David de Gea, për zgjedhjen e parë në kombëtaren e Spanjës është i mirë.

Se cili do të jetë në formacionin e parë ende nuk është caktuar dhe dy portierët po bëjnë më të mirën. Kepa ka luajtur katër nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara me Spanjën, derisa De Gea është rikthyer para një muaji në fitoren ndaj Ishujve Farore.

Kepa tha se qëllimi i tij është të luaj dhe të gjithë lojtarët duan të jenë në formacionin e parë, por mbi të gjitha dëshira e tij është ta ndihmoj skuadrën.

“Qëllimi im është të luaj. Të gjithë lojtarët duan të jenë në formacionin e parë. Nëse zgjedhem në formacionin e parë, qëllimi do të jetë të fitojmë ndeshjen dhe kjo nuk do të jetë e lehtë kundër Norvegjisë. Jam person i duruar. Jam duke parë kundërshtarë me kualitete të mira dhe jam duke u mësuar sepse jam i ri”, deklaroi ai.

Sot Spanja është mysafire e Norvegjisë në kualifikimet për Euro 2020, ndeshje do të fillojë nga ora 20:45.