Policia në aksion në Ferizaj e Mitrovicë, 11 të arrestuar

Policia e Kosovës respektivisht Departamenti për Kufi sot ka realizuar operacionin policor “Transporti 2’ ku ka arrestuar 11 persona nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallit komercial po ashtu edhe tri automjete.
Policia për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se 11 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Operacioni u zhvillua në dy regjione në atë të Ferizajt dhe Mitrovicës së Veriut.
“Sot me datën 08.04.2022, në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës se Veriut, është realizuar plani operative, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione (tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri) dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë kontrollit në këto katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara Policia ka njoftuar se është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial (gjëra ushqimore, pije alkoolike, duhan etj.) mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës.
Në konsultim me Prokurorin e Shteti, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Sipas policisë, hetimet intensive kishin filluar në fund të vitit 2021, me autorizim të prokurorisë, ndaj disa të dyshuarve shtetas kosovarë, me dyshim të kryerjes së veprës penale ‘tregti e ndaluar’./21Media

Back to top button