Arrestohet polici që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan

Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri, është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla në Facebook./21Media

Back to top button