Asgjë nuk të jep elegancën që të japin këpucët me taka

Asgjë nuk të jep elegancën që të japin këpucët me taka

Në fotot e modeleve, në serialet e filmave, në ekran duket sikur nuk ka gjë më të lehtë sesa të ecësh, të vallëzosh e të vraposh me taka…por në të vërtetë të gjitha femrat dinë të thonë që nuk është aspak aq e lehtë sa duket. Në fund të ditës, me shumë mundësi këmbët do jenë të lodhura dhe të enjtura dhe ndoshta gjatë ditës të është dashur të vendosësh mbi thembra ndonjë ankerplast.

Është thuajse e pamundur të gjesh këpucë me taka me të cilat ecet si të kishe veshur balerina apo atlete, por marka e njohur Banana Republic ka punuar fort për t’i realizuar dhe duket se ia ka dalë po të shohësh dëshmitë e klinetëve, por tashmë edhe editoret e modës së revistave të njohura betohen për cilësinë e tyre.

Janë këpucët me taka Madison 12-Hour që kushtojnë 118 dollarë dhe gjenden në disa ngjyra dhe materiale, kamosh ose lëkurë. Taka e tyre 7.5 cm dhe ndërtimi i bëjnë këto këpucë shumë të përshtatshme për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës.