Kërcënohet prokurorja e rastit “Pronto”

E lajmëron rastin në polici

Drita Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot.

Ajo tha për kallxo.com se gjendet në polici ku e ka lajmëruar rastin. “Mund të konfirmoj se kam pranuar kërcënime serioze. Jam në polici për momentin. Kjo është krejt pasojë e fushatave linquese ndaj meje”, tha Hajdari.

Pas intervistës që prokurorja e dha dje për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, kërcënime dhe fyerjet vërshuan edhe në rrjete sociale.

Një nga komentet mbi intervistën ishte edhe një kërcënim “Ty të kisha vjerrë në shesh për dënim”. Drita Hajdari është prokurorja që ka ngritur aktakuzën në rastin e ashtuquajtur “Pronto”. Lidhur me këtë rast ku janë akuzuar ndër të tjerë ish-deputeti Adem Grabovci dhe ish-ministri Besim Beqaj, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuzat./kallxo.com

Back to top button