“Më kërcënojnë trafikantët, dola në tv gjerman duke asgjësuar kanabisin”

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve

Oficeri i Krimeve të Rënda të Komisariatit të Krujës, Trim Murataj është kërcënuar sërish duke i djegur makinën përpara banesës, 3 javë pasi i vendosën tritol po në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës oborrin e banesës së tij në rrugën “Kastriotët”, pranë shinave të trenit, në kthesën e Kamzës.

Në dëshminë e dhënë në polici, oficeri Murataj i ka qëndruar sërish versionit se të dyja rastet, si eksplozivi herën e parë ashtu edhe djegia e automjetit të dytë lidhen me detyrën e tij, konkretisht me shkatërrimin e parcelave të kanabisit në malësitë e Krujës si dhe me personat të cilët janë arrestuar.

Murataj ka shprehur dyshimet se kultivuesit dhe trafikantët e drogës mund ta kenë identifikuar nga pamjet e një operacioni që është filmuar dhe është transmetuar nga një televizion gjerman, ku u asgjësua kanabis dhe u godit një grup kriminal.

Nga ana tjetër policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat materiale që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Back to top button