Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj viktimës femër

Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj viktimës femër

Është arrestuar në Mitrovicë i dyshuari shqiptar për shkak se kishte kanosur dhe penguar viktimën femër shqiptare, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ata më herët kishin qenë në lidhje dashurie, por para një muaji kishin ndërprerë kontaktet. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media