Kapet në mal pas disa orësh ndjekje

Kapet në mal pas disa orësh ndjekje

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet E.P., 36 vjeç, banues në fshatin Troshan të Lezhës, pasi për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij K.P.,30 vjeç, duke shtënë me armë zjarri në ajër disa herë.

Policia thotë se falë reagimit në kohë e me profesionalizëm dhe pas disa orë ndjekjeje u kap në malin e Troshanit personi që kanosi vëllain me armë zjarri.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë.