Aktori dhe shkrimtari i njohur turk

Aktori dhe shkrimtari i njohur turk

Engin Akyürek është aktori turk i cili tek ne u bë i njohur në rolin e “Kerimit” tek seriali shumë i shikuar “Fatmagy” i cili u transmetua në RTV21.

Kerim njihet si aktor dhe shkrimtar i cili është lindur në vitin 1981 dhe pikërisht sot ai feston ditëlindjen e 36-të, shkruan rtv21.tv.

Ai është një nga aktorët më të shquar në Turqi dhe është fitues i disa çmimeve, përfshirë këtu çmimin Ndërkombëtar të Dramës në Seul, tre çmime Televizyon Dizisi dhe çmimin Kristal Fare.

Në vitin 2004, dy vjet pas diplomimit nga universiteti, Engin Akyürek mori pjesë në konkursin televiziv “Turkiye’nin Yildizlari”. Fitorja e tij e parë në këtë konkurs i dha atij një rol mbështetës në serinë televizive, Yabanci Damat (2004-2007).

Gjithashtu, ai luajti rolin romantik Kerim Ilgaz, në serialin “Fatmagyl Sucu Ne” (2010-2012), një seri televizive rreth çështjeve shoqërore që rrethojnë një viktimë të përdhunimit.

Ai luan karakterin e tij më popullor në rolin e një burri që u detyrua të martohej me gruan për të cilën është akuzuar gabimisht për përdhunim dhe përfundimisht bie në dashuri me të. Ai pastaj duhet ta mbrojë atë nga ata që ai dikur i konsideronte si miq./21Media