Mungesë e fletëvotimeve me kusht

Mungesë e fletëvotimeve me kusht

Ka rreth një orë që në vendvotimin në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë mungojnë zarfa për votimet me kusht.

Menaxherja e qendrës, Gjylie Bala për portalin rtv21.tv tha se janë printuar zarfa të reja dhe janë duke u shpërndarë nëpër qendra.

Sipas saj arsyeja pse ka mungesë të zarfave është se ka pasur kërkesë më shumë se sa që është parashikuar të votimeve me kusht.

Siç raporton gazetari i rtv21.tv shumë votues potencial me kusht pas pritjes se gjate janë kthyer pa votuar

Kjo është hera e dytë që sot ka mungesa të zarfave në këtë qendër.

Ndërsa , me problem të njëjtë po përballet edhe qendra e votimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, aty nuk ka fletëvotime./21Media