Kërkimet po vazhdojnë me qen shpëtimi

Kërkimet po vazhdojnë me qen shpëtimi

Në qytetin e Durrësit operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjithë natën, derisa po operohet në 6 vatra. Një në zonën e ish kënetës, një në lagjen 18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.

“Të gjitha vatrat janë të ndricuara si dhe po vijojnë kërkimet me qen shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen nr 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit”, ka raportuar gazetari Leonidha Musaj. 

Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova, raporton oranews.

Deri tani numri i të vdekurve nga tërmeti i sotëm në Shqipëri ka shkuar në 23.