Kërkohet ndihmë për ta gjetur sulmuesin e Strasbourgut

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Qindra policë qe tri ditë janë në kërkim të Cherif Chekatt, për të cilin besohet se të martën në Strasburg ka shtënë me armë në tregun e Krishtlindjeve ku dy persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur.

Policia franceze kërkon ndihmë nga qytetarët për të kërkuar sulmuesin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi të rrisë mobilizimin e ushtarëve në kuadër të operacionit “Sentinelle”, një ditë pas sulmit në Strasburg, ku humbën jetën dy persona, njoftoi sot kryeministri, Edouard Philippe.

Në sulmin që ka ndodhur të martën kanë vdekur dy persona dhe 13 janë plagosur. Sipas Policisë sulmuesi para se të gjuajë me armë ka brohoritur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).

Back to top button