Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vodhi 24 biçikleta

I pandehuri ka shkaktuar dëm material në vlerë mbi 5 mijë euro

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit Sh. K., me dyshimin se i njëjti në mënyrë të vazhdueshme edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale “vjedhje”.

I pandehuri sipas njoftimit të Prokururisë, dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5 mijë e 85 euro.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./21Media

Back to top button