Kërkohet që të përkrahen femrat në sektorin e turizmit

Në kuadër të emisionit Startup në RTV21 u diskutua për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, si dhe me theks të veçantë u fol për angazhimin e grave në këtë sektor

Menaxheri i kompanisë “Travex”, Rrahim Terrnava ka treguar për punën që bën kjo kompani e cila sipas tij është e përkushtuar që të sjellë turistë nga e gjithë bota. Ai ka shtuar se në vitin e parë ka pasur shumë pak turistë të huaj, por që deri tash në vitin e katërt numri i turistëve është rritur.

Kurse Arbërita Kollçaku, është një udhërrëfyese malore e punësuar aktualisht në Shpellën e Radavcit, një profesion ky i rrallë për një femër në Kosovë. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në këtë profesion. “Një shtytje të madhe e ka dhënë edhe Outdoor Kosovo që më ka thirrë për me bo këtë trajnim , ai trajnim ka qenë shumë i rëndësishëm për me i jap formën tamam udhërrëfyeses malore, me të gjitha rrugët që ju vyn si në anën shëndetësore apo sqë duhet ta kontrollojmë veten”, ka thënë ajo.

Albion Idrizi ka prezanuar punën e Gearsup Solutions ku ofrohen trajnime për të rinjtë në fushën e turizmit. “Me ndihmën e PPSE ne kemi arritur që të pozicionohemi në treg si kompani që i mbështet bizneset kryesisht të reja kryesisht entuziast që mundohen ta bëjnë hobin e tyre në biznes në fusha të ndryshme si trajnimi ose mentorimi por edhe blerja e produkteve”, ka treguar ai.

Idrizi ka shtuar se turizmit në Kosovë i mungojnë aktivitetet andaj përmes Swisscontact- PPSE  që financohet  nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, mundohen që të zhvillojnë këtë aspekt. Sa i përket përfshirjes gjinore ka thënë se 95% janë femra ato të cilat janë të angazhuara në këto trajnime.

Në anën tjetër Drenushe Gaxherri entuziaste e  turizmit, ka thënë se femrat në sektorin e turizmit nuk po përkrahen edhe aq, mirëpo sipas saj ka filluar që të ketë ndryshime sa i përket rritjes së numrit të tyre për të studiuar turizmin. “ Është për të ardhur keq e para e punës që Kosova si shtet ekziston vetëm një divizion mrena ministrisë, divizioni i turizmit , nuk ekziston asnjë statistikë për kuotën gjinore, nuk kam pa”, ka thënë ajo, në emisionin Startup në RTV21 duke shtuar se edhe pse nuk kemi deti si vend kemi bukurinë e bjeshkëve . Sipas saj duhet të punohet më shumë por që edhe meshkujt duhet t’i përkrahin më shumë femrat në këtë drejtim.

Kurse Alida Muhaxhiri nga organizata PPSE ka thënë se pjesëmarrja e grave në këtë sektor është e ulët. Ajo këtë e ka shtuar se në përgjithësi pjesëmarrja e grave në tregun e punës është e ulët. “Arsyeja pse nuk janë aktiv në tregun e punës zakonisht përmenden obligimet familjare edhe percepsioni që nuk ka punë për to, mirëpo sektori i turizmit është një sektor që ka potencial shumë të madh.”, ka deklaruar ajo.

Gjatë emisionit u diskutua edhe se sa po iu jepet femrave përkrahje për të marrë një pozitë meritore në këtë sektor. Sa i përket kësaj Drenushe Gaxherri ka deklaruar se nuk po iu jepet vendi i merituar i punë. Ajo ka shtuar se edhe femrat por edhe institucionet në nivelin qendror për t’u rregulluar me ligj. Sipas saj një femër e cila është e punësuar në këtë sektor pranueshme për turistet.
Këtë e ka mbështetur edhe Tërrnava i cili ka inkurajuar femrat që të besojnë se ka punë për to. Si propozim ka dhënë që të ofrohen akomodime në shtëpitë e tyre për turistë sipas tij kjo mund ta ngjallë më shumë interes që të njihen me kulturën e një vendi, përmes akomodimit në familje.

Në anën tjetër Albion Idrizi, ka treguar se punëdhënësi më i madh në sektorin e turizmit është turimi “outgoing”, sipas tij arsyeja pse gratë e dominojnë tregtinë me produkte turistike, sepse janë më të sinqerta i përfillin procedurat më mirë, janë më të mira në mikëpritje dhe kanë më shumë durim.

Për punën si udhërrefyese dhe vështirësitë që mund të has si vajzë e re në këtë profesion Arbërita Kollçaku ka treguar se nuk ka vështirësi dhe se vet qasja e turistëve ndaj një femre është shumë më e lehtë “Tash po e shohim që krejt nëpër rrjetet sociale po bëhet shitja e këtyre pakove dhe në momentin kur një kompani po e ka një vajzë atëherë turistët më shumë po ofrohen ndaj asaj kompanisë se asaj tjetrës që ndoshta po ofron të njëjtat gjëra.”, ka thënë ajo

U përmend se Swisscontact dhe SDC ka ndihmuar sektorin e turizmit e për rezultatet në këtë drejtim Alida Muhaxhiri ka thënë se janë të kënaqur por që sipas saj ka për tu bërë edhe më shumë. “turizmi në ardhje ka potencial që të zhvillohet Akoma më shumë pasi që i prek nivele të ndryshme ,d.m.th zonat rurale ato që janë të trjanuara ato që janë të shkolluara ato që nuk kanë asnjë nivel të edukimit”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu në Startup u dha edhe reportazhi i përgatitur nga Swisscontact në të cilin u prezantua puna e dy vajzave të cilat janë çertifikuar si udhërrëfyese malore, si dhe në kuadër të këtij reportazhi është edhe Uta Ibrahimi me produktet saj ngjitje kamping edhe joga. Këtë reportazh dhe emisionin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë./21Media

 

Back to top button