Kërkohet që viktimat e dhunës në familje të trajtohen si kategori e veçantë

Qela: Jemi të gatshëm të marrim masa konkrete për strehimoret

Nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, u mbajtë tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”.

U kërkua që viktimat e dhunës në familje të trajtohen si kategori e veçantë, derisa u bë me dije se duhet të merren masat e nevojshme për t’i ofruar siguri të menjëhershme, shpëtim dhe rehabilitim të gjithë personave që pësojnë dhunë në familje. Përfaqësueset e strehimoreve bënë me dije se, nuk po gjejnë fare përkrahje./21Media

Back to top button