Bytyqi propozoi që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet

Bytyqi propozoi që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet

Ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit mblodhën albanologët dhe historianët shqiptarë.

Në këtë takim, të mbajtur në Prizren, në kuadër të aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, ministri i arsimit të Kosovës, Shyqyri Bytyqi si dhe ministrja e arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla folën për rëndësinë e institucionalizimit të bashkëveprimeve të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë të dy vendeve me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Bytyqi me këtë rast foli për zotime të përbashkëta në fushën e arsimit mes dy vendeve. Ai po ashtu propozoi që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet.

Anën tjetër, ministrja e arsimit Lindita Nikolla nga Shqipëria e ka quajtur tejet të rëndësishëm institucionalizimin e bashkëveprimit të institutit të Albanologjisë dhe Historisë që veç kanë bashkëpunim në baza vullnetare.

Ajo dhe Byqyti po ashtu kanë foli për takimin e radhës që po mbahet aktualisht për bashkëveprim të njëjtë mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës.