​Kryeministri Haradinaj priti në takim pensionistët

​Kryeministri Haradinaj priti në takim pensionistët

Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Shaban Kajtazi, të cilët e uruan atë për përgjegjësitë e reja.

Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.