”Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije”

Haradinaj tha se kërkon që kontrabandën ta zëvendësojë me tregti të ligjshme

Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, sot pasdite ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Mitrovicë, ku theksoi se ajo që shohim me veri, është standard i dyfishtë.

“Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut”, ka theksuar Haradinaj.

Ai më tutje është shprehur se kërkojnë nga BE-ja që të mos përdorin standarde të dyfishta, prandaj siç është shprehur kërkojmë të kemi ushtri dhe kufi si i ka hije.

”Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije! Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjët tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta. Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet. Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri”, ka shkruar Haradinaj./21Media

 

 

Back to top button