Për 44 vjeçarin kjo ishte e pabesueshme

Për 44 vjeçarin kjo ishte e pabesueshme

Paul Raynard nga Irlanda e Veriut zbuloi një thesar të vërtetë me monedha ari 500 vjeçare, ani pse ai kishte dalë për të kërkuar unazën e humbur të martesës së shokut të tij.

Kur aparati i tij zbuloi një sasi ari me vlerë 100 mijë funte lotët vërshuan në sytë e tij.

Monedhat e arit të gjetura nga 44 vjeçari thuhet se janë përdorur në vitet 1500 në kohën kur në pushtet ishte Mbreti Henri i VII. 44-,vjeçari gjeti plot 84 monedha të tilla.

Po dridhesha. Unë ende nuk mund ta besoj tani. Ishte një moment që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ndjesia është e njëjtë sikur po kontrollon numrat e biletës së një lotarie  dhe shikon që ke fituar xhekpotin” deklaroi Pauli.

Për media Pauli u shpreh se ky ishte një moment që e kishte ëndërruar gjithmonë. /21Media