Ndjenja e vetmisë paraqitet disa herë në jetë te secili nga ne

Ndjenja e vetmisë paraqitet disa herë në jetë te secili nga ne

Secili prej nesh ndihet i vetmuar në një periudhë të caktuar të jetës, sidomos pas humbjes së një njeriu të dashur apo një ndryshimi të madh në jetë.

Duhet të keni kujdes ndaj ndjenjës së vetmisë dhe të mësoheni të përballeni me të. Njerëzit përjetojnë vetminë zakonisht pas një divorci apo pas daljes në pension.

Autorja Brene Brown në librin e saj  ‘Braving the Desert: The Quest For Belonging And The Courage To Stand Alone” thekson rrezikun e vetmisë së pakontrolluar.

Duke iu referuar një meta-analize studimore ajo shkruan: “Të jetosh në ajër të ndotur rrit me 5% shanset për vdekje të parakohshme. Obeziteti i rrit ato 20%. Alkooli i tepërt 30%. Dhe të jetosh në vetmi? Rrit mundësinë e vdekjes së parakohshme me 45%.

Mundësitë që një person të përjetojë vetmi në një fazë të jetës apo në një tjetër janë shumë të larta. Vetmia kronike do të marrë shumë vite nga jeta jonë nëse nuk fillojmë të krijojmë lidhje me të tjerët.

Brown thotë se: “Unë e quaj lidhjen si një energji që ekziston midis njerëzve kur ata ndiejnë që po shihen, po dëgjohen dhe po vlerësohen; kur ata mund të marrin dhe japin pa u gjykuar; dhe kur u buron qëndrueshmëri dhe forcë nga kjo marrëdhënie“, u shpreh ajo.

Nëse ndjeni vazhdimisht vetmi, pyeteni veten “A është dikush në jetën time me të cilin mund të krijoj marrëdhënie?” Ndoshta një i afërm, një person me të cilin ndani shtëpinë ose shok i fëmijërisë mund të jetë personi i duhur.

Ftojini këta persona për të ngrënë së bashku ose për të bërë një shëtitje. Një marrëdhënie e vërtetë nënkupton që secili në një bisedë të ketë mundësi të dëgjohet dhe të ndajë. Në fund të fundit, qeniet njerëzore janë të destinuara për të krijuar lidhje; ne jemi të prirur të mbështetemi tek njëri-tjetri.

Takojini miqtë, familjarët, bashkëpunëtorët tuaj. Shanset janë që ata të kenë nevojë për një lidhje autentike po aq sa dhe ju./21Media