Gjumë të mirë, jetë më e bukur

Gjumë të mirë, jetë më e bukur

Kur bëni një gjumë të shëndoshë atëherë edhe lëkura juaj, flokët, trupi dhe jetën në përgjithësi është më i mirë.

Sipas një studimi të fundit britanik, një i rritur ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë të përditshëm për të qenë në formë të mirë, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, një studim i Institutit Karolinska në Stokholm dhe Universitetit Bicocca të Milanos zbuloi se gjumi më pak se pesë orë në natë rrit rrezikun e vdekjes për të gjitha shkaqet me 65%. Megjithatë, nëse gjatë fundjavës ju flini tetë ose më shumë orë gjumë, rreziku është praktikisht zero.

Që të keni gjumë të shëndoshë përdorni një mbulesë dhe jastëk mëndafshi, pastrojeni fytyrën dhe përdorni vajra esencialë dhe në fund bëni një dush të ngrohtë para se të flini./21Media