“Notoni në zona të rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare"

“Notoni në zona të rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare”

Nëse keni zgjedhur që të kaloni pushimet tuaja në bregdet, atëherë siguria në ujë është vendimtare për këdo që ka fëmijë.

Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet të siguroheni që të ndiqni rregullat në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për t’u larë të sigurt.

“Notoni në zona të rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Mbani larg pishinës lodrat që nuk përdoren më. Vendosni barriera penguese pranë pishinave. Notoni gjithmonë të shoqëruar nga një shok. Nëse do të lundroni me varkë, vishni jelekun e shpëtimit”, rekomandojnë ekspertët.