Kremi duhet të sigurojë 40 të mbrojtjes nga dielli

Kremi duhet të sigurojë 40 të mbrojtjes nga dielli

Sipas një studimi nga dermatologët e Britanisë, njerëzit po mbrohen nga dielli më pak sesa që ishte e parashikueshme nga locionet për nxierje. Por problemi nuk është te locioni por te forma e aplikimit, thonë shkencëtarët e Kolegjit King në Londër.

Në teori thuhet se kremi duhet të përdoret 15 herë, për të ndaluar dëmin nga dielli. Por në realitet, njerëzve iu duhen 30-50 lyerje për të qenë të sigurt, thonë autorët e studimit, që realizuan eksperimente me vullnetarë në laboratorin e tyre.

Locioni duhet të aplikohet në mënyrë tipike që të sigurojë 40% të mbrojtjes, tha studiuesi kryesor Prof Anthony Young.

Grupi i tij kanë treguar se sa shumë mbrohen njerëzit nga përdorimi i kremrave të ndryshme, të cilët kanë përmbajtje të fuqishme të faktorit mbrojtës nga dielli.

Si të aplikohet kremi?

Duhet të aplikohet në masë të madhe, shumica nga ne dështojmë ta aplikojmë ashtu.

2mg pika do të mbulojnë 1cm2 të lëkurës. Kjo i bie që duhet të aplikoni më së paku 6 lugë çaji (36g), që ta mbuloni trupin e një adoleshenti.

Më shumë se një lugë çaji:

këmba

shpina

krahërori dhe abdomeni

krahu

fytyra, qafa dhe veshët

Shoqata angleze e dermatologëve këshillon që:

Vendoseni kremin 15-30 minuta para se të dilni jashtë, le të thahet.

Duhet të vishni rroba të përshtatshme,

Riaplikoni çdo dy orë dhe menjëherë pas notimit ose kur fshihet.

Disa locione janë rezistente ndaj ujit, që nënkupton se ato përmbajnë përbërës për mbrojtje nga dielli pas zhytjes.

Sidoqoftë, 85% e produkteve mund të largohen pasi që fshiheni me peshqir, kështu që duhet të riaplikoni pas notimit, djersitjes ose ndonjë aktiviteti tjetër.

Faktor tjetër i rëndësishëm është reflektimi i rrezeve të diellit, që mund të rris fuqinë e radiacionit.

Njerëzit me lëkurë të ndjeshme, që djegen shpejtë, me flokë të kuqe dhe sytë me ngjyrë të lehtë janë të rrezikuar nga dielli.

Dermatologët këshillojnë që të mos dilni jashtë gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 15:00. Ecni në hije, aplikoni kremërat dhe vendoseni një kapele nëse dilni jashtë./21Media