Këshilla se si ta kontrolloni trupin tuaj me anë të trurit

Këshilla se si ta kontrolloni trupin tuaj me anë të trurit

Ka shumë raste kur secili prej jush ka pasur një kokëdhembje të tmerrshme gjatë një takimi apo mbledhje në punë dhe nuk ka pasur mundësi që të pijë ndonjë medicament për ta ndaluar dhimbjen atë moment. Sipas shkencës, truri është ai që kontrollon trupin tonë, kështu që ne mund t’i ndalojmë dhimbjet tona me anë të disa metodave.

Në këtë artikull të BrightSide ju mund të gjeni disa metoda që ju ndihmojnë në disa situata për ta kontrolluar trupin tuaj, përcjell rtv21.tv.

Shtypeni dorën tuaj në një pikë të caktuar për të ndalur stresin dhe shqetësimin.  Kjo pikë quhet ndryshe “Udhëzuesi i shpirtit”dhe gjendet në fund të shuplakës së dorës në anën e djathtë dhe me gishtin tuaj tregues e shtypni dhe bëni të kundërtën për disa herë. Kjo metodë do t’iu ndihmojë të përballeni me biseda ose fjalime të vështira.

Kur keni të rrahura të shpejta të zemrës dhe duhet t’i ngadalësoni ato, ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta rregulluar gjendjen tuaj përmes frymëmarrjes. Nëse ju jeni e stresuar tepër dhe rrahjet e zemrës rriten, mbylleni hundën dhe gojën tuaj dhe mundohuni të merrni frymë kështu për pak sekonda.

Image result for close your nose and mouth to slow your heart rate

 

Nëse fëmija juaj ose ju keni dhimbje të padurueshme të barkut ju mund ta ndaloni atë me një metodë që duhet bërë presion në një kënd të shputës së këmbës zakonisht mes gishtit të parafundit dhe gishtit të vogël. Ushtrojeni këtë metodë për 30 sekonda.

 

Përdoreni ujin e ftohtë për t’u qetësuar, të gjithë mund të ndjejnë nervozë ose nuk mund të koncentrohen për shkak të emocioneve. Kur ndjeheni kështu sa herë që lani kokën dhe fytyrën me ujë të ftohtë e ndjeni një lloj qetësimi në trupin tuaj, kjo sepse uji i ftohtë i mundëson oksigjenit të veprojë në mënyrë efektive.

Shtypeni pikën “YinTang” të largoni kokëdhembjen. Pika “YinTang” është një pikë në akupunkturë, në mesin e ballit, është shumë efektive sidomos për ata që nuk preferojnë pilulat. Përveç largimit të kokëdhembjes ndihmon edhe në qetësimin nervor.

Image result for yintang acupuncture point

Kubat e akullit për të ndaluar dhembjen e dhëmbit. Ekzistojnë dy mënyra interesante për ta ndaluar këtë dhembje, kubat e akullit mund të përdoren duke i vendosur në pjesën ku dhemb dhëmbi, por nëse dhembja kthehet prapë vendoseni kubin tjetër të akullit në mes të gishtit të madh dhe atij tregues nga fundi dhe lëvizeni atë në atë pjesë.

Nuk është e preferueshme që medikamentet të përdoren shpesh dhe në mënyrë të pakontrolluar, këto metoda mund të jenë efektive./21Media.