Këshilla se si të qëndroni të motivuar dhe produktivë në punë

4 këshilla të rëndësishme

Ndërmarrës të suksesshëm kanë ndarë disa këshilla se si të filloni ditën të motivuar, produktivë dhe pasionantë.

Vendosni qëllime që ta përmbushni veten

Është e vështirë të kënaqeni kur nuk dini se çfarë dëshironi të bëni. Në fillim të ditës, bëni një listë të shkurtër të qëllimeve për t’i arritur deri në mbrëmje. Ato duhet të jenë të arritshme dhe produktive. Të gjithëve iu pëlqen ndjenja e fshirjes së diçkaje nga lista, dhe një regjistrim fizik i objektivave tuaja të cilat mund t’i nënvizoni do ju mbajë të motivuar dhe në rrugë gjatë ditës.

 

Aktivizohuni

Mos lejoni veten të bëheni përtacë. Butoni “snooze” në alarmin tuaj mund të jetë tundues, por shtrirja në shtrat, pavarësisht se a jeni duke fjetur apo duke shfletuar mediat sociale për dhjetë minuta, do të prishë motivimin tuaj dhe do ju parandalojë nga ai fillim energjik i ditës tuaj. Mos lejoni që interneti të ju ndalojë, pavarësisht se sa herë i tregoni vetes se janë lajmet e fundit që do t’i lexoni ose video e fundit në YouTube që do t’a shikoni. Qëndroni të aktivizuar dhe vazhdoni të fshini gjëra nga ajo listë e qëllimeve të cilën e krijuat më herët.

Bashkohuni me dikë

Bashkimi me dikë nuk ju ndihmon vetëm të jeni të përgjegjshëm, por e bën ditën e punës më emocionuese. Bashkoni forcat me dikë nga komuniteti juaj i ndërmarrësisë, një shok ose një anëtar i familjes për të përditësuar progresin tuaj dhe për të shtuar energjinë.

Personi i duhur do ju ndihmojë kur gjërat bëhen të vështira dhe do të festojë fitoret së bashku me ju. Sigurohuni të bëni edhe ju të njëjtën gjë për ta, gjithashtu!

Qëndroni të organizuar

Edhe pse hapësira juaj e punës duhet të qëndrojë e pastër, kjo nuk është gjëja e vetme të cilën duhet t’a mbani të organizuar për të arritur atë që unë e quaj mentaliteti ‘’pasioni i luftëtarit’’. Bëni një agjendë që të mos mundoheni të kujtoni datat e rëndësishme dhe detyrat e rëndësishme.

Mbani planet tuaja të biznesit dhe progresin e dokumentuar në një vend të afërt. Punoni në një ose dy detyra në kohë në vend se të merrni gjithçka njëherazi. Një mentalitet i organizuar është një mentalitet produktiv dhe pasionant.

Back to top button