Menaxhoni stresin gjatë verës

Menaxhoni stresin gjatë verës

Temperaturat e larta ndonjëherë na bëjnë të mendojmë për sezonin e verës, se si do ta kalojmë atë.

Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa mënyra të efektshme, të cilat do  ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.

Largoni çokollatat: Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.

Bëni shëtitje në plazh: 30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.

Provoni të bëni joga: Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.

Eksploroni natyrën: Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë: Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë det.

Ekspertët e ISHP-së thonë po ashtu, ruajta e qetësisë, qëndrimi aktivë, kujdesi për trupinqëndrimi i fokusuar tek e tashmja, fikja e pajisjeve elektronike dhe fokusimi te personat e dashur, kryerja e aktivitete që ju pëlqejnë janë mënyra për menaxhimin e stresit gjatë stinës së verës.