O’Connell: Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës

O’Connell: Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës

Organizata Ndërkombëtare Britanike për çështje kulturore dhe të edukimit po hetohet nga Policia e Kosovës me kërkesë të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Këtë e konfirmoi, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

O’Connell tregoi se si erdhi deri te kërkesa për këto hetime.

“Një kontroll i rregullt në Këshillin Britanik ka zbuluar disa keqpërdorime ose shkelje të rregullave. Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar hetimin për këtë rast. Ne kemi një praktikë që nuk e tolerojmë fare korrupsionin në institucionet britanike. Një zyrtare është suspenduar”, tha ai./Kallxo