Këshilli apel Qeverisë dhe MASHT-it që të përmbushin obligimin që kanë ndaj mësimdhënësve

Këshilli apel Qeverisë dhe MASHT-it që të përmbushin obligimin që kanë ndaj mësimdhënësve

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka reaguar pas apelit të SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve për grevën njëorëshe që do të mbahet nesër.

Këshilli i Prindërve kanë falënderuar mësimdhënësit për sakrificën dhe kontributin që kanë dhënë në arsim, por kanë deklaruar se greva nuk është formë e zgjidhjes së problemeve që kanë ata.

Ata i kanë bërë apel Qeverisë dhe MASHT-it që të marrin masat e nevojshme si dhe të përmbushin obligimin që kanë ndaj mësimdhënësve.

Ky është njoftimi i Këshillit të Prindërve:

Apeli i SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve të Kosovës për grevën një orëshe të paraparë për ditën e nesërme ka shqetësuar Këshillin e Prindërve të Kosovës, prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës është i njoftuar me kërkesat legjitime dhe marrëveshjet e arritura me organet e Qeverisë së Kosovës të cilat ende nuk janë realizuar.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet e nëntëdhjeta për mbajtjen gjallë të arsimit shqip të Kosovës dhe ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë qenë akter të këtyre viteve të vështira të arsimit shqip në Kosovë, andaj kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe të drejta, por nuk është e drejta, por në anën tjetër kundërshtojmë grevën si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhënësit.

Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ne i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marrin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.

Njëkohësisht apelojmë SBASHK-un dhe të gjithë mësimdhënësit që të jenë  e matur dhe të kujdesshëm dhe të bëjnë përpjekje për prolongimin e kësaj greve të paralajmëruar ,në mënyrë që mos të krijohen barriera dhe  paqartësi tek prindërit dhe nxënësit dhe mos të pësojnë ata që më së paku kanë faj në këtë proces, e që janë nxënësit e Kosovës.

SBASHK-u apel nxënësve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë