Këshilli Prokurorial shpalosi planet e punës për vitin 2020

Disa nga shtyllat kryesore të planit

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 176, ka shpalosur disa nga shtyllat kryesore të planit për vitin 2020.

Ndër pikat kryesore të këtij plani u përmenden fuqizimi i kornizës ligjore dhe integritetit, transparenca dhe llogaridhënia sistematike, avancimi i sistemit për vlerësimin e performancës së prokurorëve, avancimi në rekrutimin e rekrutimeve të prokurorëve etj.

Gjatë takimit KPK miratoj edhe rregulloren për trajnime dhe zhvillimin profesional në sistemin prokurorial njëkohësisht jepi edhe pëlqimin që një grup i përzgjedhur i prokurorëve të trajtohen në Londër.

Në këtë mbledhje u vendos edhe për avancimin e dy prokurorëve nga departamenti i përgjithshëm në departamentin e krimeve të rënda.

Kështu nga sot e tutje Sahide Sefaj dhe Ardita Beqiraj do të hetojnë krimet e rënda në prokuroritë përkatëse.

KPK, ka vendosur që prokurorja Ardita Beqiraj të jetë prokurore e krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjakovës për një periudhë prej një viti.

Këshilli ka refuzuar kërkesën e një prokurore në Mitrovicë për avancim për shkak të mos plotësimit të kushteve të parapara me ligj dhe rregullore.

Pjesë e rendit të ditës për shqyrtim ishin edhe raportet e vlerësimit të performancës së prokurorëve, mirëpo këto pika ishin të mbyllura për publikun./kallxo

Back to top button