Këngëtarja ka pësuar ndryshim të madh në pamjen e jashtme

Këngëtarja ka pësuar ndryshim të madh në pamjen e jashtme

Sot është njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës muzikore e cila tani po punon edhe për tregun ndërkombëtar, por fillimisht Elvana Gjata u prezantua për publikun në “Ethet e së premtes”.

Përveç projekteve të shumta të saj që u pëlqyen nga publiku, Elvana ka qenë gjithmonë e përfolur edhe për pamjen e saj të jashtme duke u cilësuar si njëra ndër artistet më tërheqëse shqiptare, shkruan rtv21.tv

Por një gjë është e sigurt, këngëtarja ka pësuar ndryshim të dukshëm në pamjen e jashtme që prej paraqitjeve të saj të para e deri më sot.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit që solli Elvana është “Forever Is Over”, e cila ka arritur mbi 5 milionë klikime në YouTube./21Media

/21Media