Këngëtarja kujton me nostalgji kohën kur ishte shtatëzënë

Këngëtarja kujton me nostalgji kohën kur ishte shtatëzënë

Artistja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë më 29 prill të këtij viti. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Maël.

Tash kur Maël ka bërë 5 muaj që nga lindja e tij, Gjira i kujton momentet e bukura të shtatëzanisë së saj. Ajo ka treguar se si ka qenë në formë para lindjes së Maël-it. Kështu duket Gjira dy ditë para se të lind, e lumtur dhe duke vallëzuar, shkruan rtv21.tv.

 

Po ashtu Gjira nuk ka hezituar t’i tregoj linjat e4 saj pas shtatëznisë. Ajo ka shkruar edhe disa fjalë për këtë që shumë vajzë e mendojnë si një problom të madh.

Prej qe e di cka ka qen ne gjendje trupi im me bo … birin tim … dhuraten ma te shtrejnt nga zoti po e du veten & trupin tim shume ma shume. Po i thom kto fjal se po e shoh qe grate mbas lindjes i bojn vetes shume stress me kthy trupin prap n‘form. Sidosmos gjykimet nga femrat neper do komente qe i kam marr, nga femra qe hala vet skan perjetu nje shtatzani me duken jo realistike & qesharake … dhe normal qe esht e pa mundur me u kthy ne form per nje kohe te shkurt …sidoqoft jom krenare dhe e lumtur dhe trupi femnes don pak kajmak kshtuqe its all good per mu & burrin tem, thnx”, ka shkruar Gjira në Instagram.

Ndryshe, “Aua” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 3 mars dhe që deri më tani numëron mbi 120 mijë klikime në Youtube./21Media