Ingriti hapi arkivat

Ingriti hapi arkivat

Njëra ndër artistet më të dashura shqiptare, Ingrit Gjoni, ka kohë që është pjesë e skenës muzikore. Është duartrokitur fort kudo ku ka kënduar dhe është pëlqyer shumë edhe për performancat e saj të veçanta.

Së fundi artistja e dashur shqiptare riktheu kohët e vjetra me një fotografi të bukur që publikoi në Instagram. 37-vjeçarja e ka realizuar atë fotografi në vitin 2002, saktësisht para 17 vjetësh, shkruan rtv21.tv

“Flakë” është projekti i fundit i Ingritit, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Gjeto Luca. Ky bashkëpunim numëron mbi 2 milionë klikime./21Media