Roberti kur ishte vetëm 10-vjeç

Roberti kur ishte vetëm 10-vjeç

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Robert Berisha, qe një kohë të gjatë u bë pjesë e skenës muzikore. Fillimisht u bë i njohur si muzikant, ku shihej vazhdimisht përkrah këngëtarit të mirënjohur, Sinan Vllasaliu, por në vitin 2016 ata i dhanë fund bashkëpunimit të tyre. Që nga ajo kohë, ai filloi karrierën e tij si solo këngëtar. Tashmë që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ai është i angazhuar me koncerte e projekte të shumta, transmeton rtv21.tv

Këngëtari i mirënjohur hapi arkivat, publikoi një fotografi të realizuar në vitin 1988, kur ishte vetëm 10 vjeç. Që nga ajo kohë artisti i mirënjohur ka ndryshuar goxha shumë.

Kujtojmë se projekti i fundit i tij është “Mjalti dashnisë”./21Media