"Fluturat e Kaltra" u realizua në vitin 2011

“Fluturat e Kaltra” u realizua në vitin 2011

Seriali turk Mavi Kelebekler apo “Fluturat e Kaltra” i cili u transmetua në RTV21 pasqyroi fytyrën njerëzore në Luftën e Ballkanit dhe u përqendrua në dhimbjet e vërteta të popullit boshnjak gjatë viteve të 90-ta.

Aktorja Oya Okar i dha jetë rolit të Aidës një vajzeje boshnjake që qëndron e drejtë mes dashurisë së një miku boshnjak Muratit dhe një ish-fqinjit serb “armikut” Marko.
Aida u lind në Stamboll në vitin 1986. Oya Okar është një aktore, e njohur për realizimin e shumë serive dhe filamve të njohur e një ndër serialet ishte edhe “Fluturat e Kaltra” i realizuar në vitin 2011.

Gjithashtu, i dashuri i saj i njohur në rolin e Muratit, Yunus Emre Yildirimer është aktor i njohur ne Turqi. 36 vjeçari Yunus Emre Yıldırmer ka përfunduar shkollën e aktrimit dhe njihet për shumë role të rëndësishme në seritë turke, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, aktori dhe kinematografi i njohur Cahit Gök i cili i dha jetë rolit Marko ishte në rolin e një serbi i cili nuk e përkrahu regjimin ndaj popullit boshnjak, ai iu ndihmonte boshnjakëve
Cahit Gök është i lindur më 7 tetor 1981. Ai përfundoi arsimin e tij fillor, të mesëm në Stamboll. Edukimi vazhdon si student në Universitetin Anadolu në Turqi.

Kujtojmë se ky serial ka pasqyruar disa skena nga lufta civile e 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë./21Media